Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor për sulm të rëndë ndaj zyrtarëve policor në Greqi, ku ndodhej në pushime.

Lojtari po ashtu është gjetur fajtor edhe për rezistim ndaj arrestimit, e po ashtu edhe përpjekjeve të përsëritura për ryshfet.

Futbollisti 27 vjeçar, është arrestuar së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër person, tre ditë më parë, pas një përleshje në Ishullin Mykonos, në Greqi.

Akuzat e ryshfetit mbajnë një dënim maksimal deri në pesë vjet burgim, e po ashtu edhe me gjobë.

Mbrojtësit anglez shumë shpejt do t’i bëhet i ditur dënimi.