Pas tensioneve të ngritura ndërmjet qeverisë të Turqisë dhe asaj të Greqisë pasi që Turqia ka filluar shpimet në kërkim të gazit natyror në Detin Mesdhe, tensione ka edhe në prag të ndeshjes futbollistike ndërmjet PAOK-ut të Greqisë dhe Beshiktashit të Turqisë.
Tifozët turq kanë ngritur një baner me mbishkrimin “Nuk mund t’i ikesh fatit tënd”. Në baner po ashtu janë të paraqitura edhe figura e themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal Atatürk si dhe të Sulltanit Mehmeti i II. Grekët e shohin si mjaft ofendues një mesazh të tillë pasi që ata konsiderojnë që të dy këto figura turke kanë bërë gjenocid dhe pastrim etnik ndaj grekëve.
Megjithatë edhe grekët nuk është që nuk kanë provokuar turqit. Në fanellat e tyre të reja ata kanë shkruajtur:
“Hellenism. Hagia Sophia. PAOK. Refugees. Asia Minor. Pontus. Constantinople,” are written on the inside of the new PAOK jersey, as reported by Greek City Times.
Në ndeshjen e sontme do të ketë maksimum tri zëvëndësime dhe vetëm nëse do të ketë minuta shtesë do të ketë mundësi edhe për një zëvëndësim shtesë. Po ashtu, në ndeshjet kualifikuese nuk përdoret VAR. Referë do të jenë italiani Daniele Doveri me asistentët Mateo Passeri dhe Dario Kekkoni.





























