Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klpp, ka thënë se ai dhe çdo trajner tjetër e dëshiron Lionel Messin në ekip.
Por siç ka thënë gjermani ‘Liverpooli nuk ka mjaftueshëm para për ta bërë goditjen më të madhe në histori të futbollit.
“A do të nënshkruaje me Messin? E pamundur. Numrat nuk janë për ne”.“A jeni të interesuar? Kush nuk do të donte ta kishte Messin në ekipin e tyre? Por s’ka shanse. Ai është lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë Klopp.
Messi ka thënë se dëshiron të largohet nga Barcelona dhe tashmë ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, si Manchester City, Interi e të tjera, që do të luftojnë për të pasur në ekip më të mirin e të gjitha kohëve.






























