Një futbollist i Barcelonës është futur në karantinë pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Deri më tash nuk është bërë i ditur emri i futbollistit të prekur me Covid-19.

I njëjti futbollist nuk është përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Lajmin se futbollisti është infektuar, Barcelona e ka konfirmuar përmes një deklarate në web-faqen zyrtare të klubit.

Edhe futbollistë të skuadrave tjera në Spanjë kanë rezultuar pozitiv, siç ishin ata të Atletico Madrid.

Ndërkaq edhe dy futbollistë të skuadrës kampione të Kosovës, Drita nga Gjilani, kanë rezultuar pozitivë./VAR Kosova/