Ronaldinho e ka ndriçuar futbollin evropian gjatë pesë viteve me Barcelonën nga viti 2003

Elastik, rabonas (aftësia e lojtarit për ta kaluar këmbën para topit duke bërë kryqëzim), pasimi i topit pa shikuar dhe buzëqeshja duke ekspozuar dhëmbët karakteristik. Në kulmin e tij, Ronaldinho ishte i pa rezistueshëm.

Përgjat viteve 2000, braziliani e pushtoi botën e futbollit me llojin me lojën që bënte, dhe gjatë dekadës së fundit ai ka humbur dhe fituar – më shumë se sa që lojtarët arrijnë gjatë tërë karrierës së tyre.

Pas një largimi të parakohshëm nga AC Milan në moshën 30-vjeçare, ai eklipsoi Neymarin e ri, fitoi një Copa Libertadores historike dhe doli në shfaqjet televizive në Arabi dhe reklamat e supermarketeve ruse. Kishte gjithashtu një film në Hollywood me Jean-Claude van Damme.

Këtë vit ai e humbi lirinë, duke kaluar ditëlindjen e tij të 40-të in mbylur në një burg në Paraguaj.

Mbrapa në janar të 2011, kur Ronaldinho ndërroi shiritat kuq e zi 90 shkallë duke e lënë Milanin për Flamengon, trajneri i klubit të tij Italian e quajti “zgjidhje jetësore “.

Me fjalë të tjera: ‘arsye që nuk kanë lidhje me futbollin’. Siç ishte rasti gjatë dy viteve në Paris St-Germain, ndarja e tij kishte detyruar një ndarje të rrugëve. Performanca po mungonte dhe durimit i kishte ardhur fundi.

Vendimi për tu kthyer në shtëpi kaq herët në karrierë e befasoi shokun Brazilian të skuadrës Rivaldo, i cili e fitoi kupën e botës me të në vitin 2002.

“Ai do të mund të vazhdonte pak më gjatë në Evropë, por ishte zgjidhje e tija persona,” Rivaldo i tha BBC Sport. “Ai e ndjente se e kishte shkruar historinë etij aty, kështu që dëshironte të kthehej dhe ta përfundonte karrierën afër familjes dhe shokëve.”

Në jetë, si në futboll, Ronaldinho kurë nuk është larguar nga qendra e vëmendjes. Por, situata me të cilën po ballafaqohet tani është shumë më serioze se çdo gjë që ai e ka përjetuar më heret.

I lindur si Ronaldo de Assis Moreira, Ronaldinho u rrit në Vila Nova, një lagje e varfër në qytetin Brazilian të Porto Alegre. Nëna e tij Miguelina shiste kozmetikë derë më derë, derisa babai Joao punonte natën në një park veturash të Gremios. Kur vëllai i madh Roberto Assis nënshkroi kontratë profesionale me ta në moshën 17 vjeçare, klubi u ofroi një vile luksoze. Futbolli dhe veçanërisht Gremio, e larguan familjen nga varfëria.

Ronaldinho, i pyetur në vitin 2015 kë e kishte idol derisa rritej, ai tha për FourFourTwo: “Vëllanë tim Assis, Rivelino, Romario, Ronaldo, Rivaldo dhe Diego Maradona.”

E njëjta vile ishte vendi për një tragjedi e cila do të formësonte jetën e tij dhe që do ti ofronte edhe më tepër vëllezërit në mes vete.

Ronaldinho, në shtator të 2000 do të shfaqej me skuadrën e Brazilit nën 23 vjeç, atëherë akoma lojtar i Gremios.

Kur Ronaldinho ishte tetë vjeçar, babai i tij pësoi komplikime të zemrës në pishinë. Ai vdiq dy ditë më vonë. Assis e njoftoi vëllain e tij me lajmin dhe mori rolin e figurës së babait.

Assis do të tregonte krenari – dhe si agjent i Ronaldinhos do të shfaqte vlerësimin personal duke u përgjigjur me: “Vëllai im është më i mirë.” Promovimi u rrit kur, në moshën 13 vjeçare, thataniku i cili praktikonte driblim me qentë e tij Bala dhe Bombom, shënoi 23 gola në një ndeshje në shkollë.

Brenda katër vitesh Ronaldinho e kishte ndihmuar Brazilin të fitonte kupën e botës me nën -17 vjeçarët, dhe si 19 shfaqi një nga performancat më të mira në fillim të karrierës së tij tek Gremio duke mposhtur Internacionalin në finalen e kampionatit shtetëror. “Më pëlqen shumë Gremio… do të luaja pa para,” tha ai pas takimit. “Çfarë është e rëndësishme është dashuria për fanellën.”

Para ditëlindjes së 21, ai përfundoi pas Romarios si golashënuesi më i mire në kampionatin superior të vendit dhe tërhoqi një ofertë prej 40 milion paund nga Leeds United. Klubi i tij e ngriti një baner jashtë Estadio Olimpico me thënien: “Ne nuk e shesim lojtarin tonë më të mirë. Mos guxoni të insistoni.”

Megjithatë, me një kontratë e cila po vazhdonte dhe me Gremion e cila nuk po arrinte marrëveshje, një shitje nuk kërkohej. Në shkurt të 2001, me Assis si ndërmjetës, ai nënshkroi një para kontrate me Paris St-Germain, duke zemëruar mbështetësit e Gremios.

Njeriu i njohur si O Bruxo (Maxhistari) filloi ti magjeps spektatorët anë e mban globit. Në vitin 2002 ai ndihmoi Brazilin të fiton Kupën e Botës. Një vit më vonë kaloi nga Parisi tek Barcelona, nga ku do të shndriste në lojën evropian. Ai e fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të ligës në pesë vite me klubin spanjoll, derisa ushtronte edhe rolin e mentorit për Lionel Messi.

Në ndërkohë Ronaldinho u kthye në Brazil në 2011, në Lilan kaloi dy sezona e gjysmë, bordi i Gremios e kishte falur – ndërsa fansat jo. Pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur më parë, ai ishte kthyer për të bërë ndryshime, ose së paku kështu dukej.

Ronaldinho, u fotografua në një turmë në një ndeshje të Flamengos në janar të 2011, menjëherë pas largimit nga AC Milan.

Ai kishte folur shpesh për kthimin në klubin re djalërisë, kështu që presidenti Paulo Odone bëri një marrëveshje me vëllain e tij Assis. Gremio organizoi një prezantim në stadium, plot me polici ushtarake dhe një helikopter, ndërsa Ronaldinho nuk u shfaq.

Kur Odone zbuloi se lojtari po i bashkohej Flamengos, ai fajësoi Assis për mos mbajtje të fjalës. “Kishte shtatë versione të kontratës të kërkuara nga Assis,” tha ai duke qarë. “Nuk e di se si negociohet ashtu. Ishim shumë të durueshëm, por gjithmonë ka një limit.”

Derisa Odone qante, Ronaldinho u tha 20,000 fansave të acaruar jashtë selisë qendrore të Flamengos se ai nuk po kërkonte një vallëzim të fundit, por ishte në Rio për të fituar. “Shumë kthehen në Brazil vetëm për ti mbyllur karrierat e tyre. Dua ta dërgoj emrin e Flamengos sa më lartë të jetë e mundur, duke fituar sa më shumë tituj dhe për të shpaguar këtë dashuri të tifozëve,” tha ai.

Tifozët e Gremios ishin të flaktë. Kur Flamengo i vizitoi 10 muaj më vonë, një dush me monedha dhe thika e mirëpritën atë. Gurë varresh të vizatuara duke e etiketuar si “Juda” dhe Mercenar” mbushën tribunat, derisa spektatorët valëvisnin para false të cilat bartnin fytyrën e tij dhe fjalët ‘Pa moral, ti nuk ke vlerë’.

Pavarësisht humbjes 4-2, Ronaldinho nuk ishte i gatshëm për paqe. I pyetur për atmosferën kërcënuese, njeriu i cili kishte thënë “nëse ka një klub me të cilin nuk dua të ndeshëm, ai është Gremio ” qëlloi përsëri: “Për ata të cilët janë mësuar me turmat e Flamengos, kjo nuk është ndonjë zhurmë e madhe.”

Humbja nuk ishte ndonjë anomali. Ronaldinho krijoi më shumë tituj jashtë fushës se sa brenda në Flamengo, përveç një ndeshje t paharrueshme të vitit 2011 me Santosin e Neymar kur, me hat-trickun e ti dhe dy asiste shënuan fitore 5-4. Kur imazhet e Ronaldinhos me gota vere dhe femra u përhapen, një linjë hot ishte krijuar kështu që fansat mund të sinjalizonin klubin nëse kapiteni i tyre do të vërehej natë jashtë.

Jose Carlos Peruano, një këshilltar i Flamengos, krijoi ‘Dial Buckteeth’ dhe tha se telefoni kurrë nuk i pushoi së cingëruari, ndonëse e pranoi se shumica ishin shaka.

“Ronaldinho kishte fytyrën e Flamengos, por ai nuk ishte shumë i dhënë – shumë jetë nate dhe alkool,” thotë Peruano. “Ai më shumë ishte si kafshë e mbrëmjeve argëtuese se sa futbollist.”

Kur problemet administrative të Flamengos shpien në vonesa të pagës, Assis e ndërpreu kontratën e vëllait të tij dhe paditi klubin për 14 milion paund. Marrëveshja katër vjeçare përfundoi me 16 muaj. Katër ditë më vonë, derisa fansat e djegën portretin e tij, një helikopter i medias e pikasën një figure të njohur duke u trajnuar me Atletico Mineiro.

Mbulimi nga mediat i largimit të Ronaldinhos nga Flamengo në vitin 2012

Si shenjë se gjerat do të ndryshonin, Ronaldinho pranoi një zbritje page dhe e ndërroi numrin 10 me 49 – viti kur kishte lindur nëna e tij. Ai kërkoi që të mos kishte organizim madhështor të prezantimit të tij. “Ky është një kapitull i ri,” u tha ai reporterëve në qershor të vitit 2012. “Kur marrim shumë Kritika ne kërkojmë që ti kthejmë gjerat. Unë vij këtu me këtë dëshirë.”

Këtë here, ai do ia linte fjalën futbollit.

Trajneri i Atletikos Cuca po përpiqej të nënshkruante me ish mesfushorin e Lionit, Juninho Pernambucano kur dëgjoi se Ronaldinho ishte i lirë. Me besim se do të nxirrte më të mirën nga 32 vjeçari, ai e vendosi atë në rol qendror. Përgjegjësia e shtuar prodhoi rezultate.

Klubi kishte përfunduar katër pike nga rënia në vitin 2011, por Ronaldinho menjëherë e dërgoi ekipin në vendin e dytë, duke i ndihmuar ata të kualifikohen në Copa Libertadores për here të pare në 13 vite. Ai e fitoi Bola de Ouro si lojtari më i mirë.

Shkrimtari sportiv Victor Martins mbuloi kohën e Ronaldinhos në Belo Horizonte fpër O Tempo. Ai thotë se fundjavat akoma përfshinin mbledhi natën vonë për BBQ, muzikë, birrë, dhe tekila, por mentaliteti i lojtarit ishte ndryshe.

“Ka dy arsye kryesore që ai gjeti formë në Atletico,” thotë Martins. “Së pari, ai e la Flamengon duke u munduar të provon se problem ishin ata dhe jo ky. Së dyti, kur nëna e tij u diagnostifikua me kancer, fansat përgatiten baner special për atë dhe ai u prek aq shumë sa edhe qajti.

Ronaldinho dhe Neymar, atëherë 20 vjeçar, skicuar pas ndeshjes në mes të Santos dhe Atletico Mineiro në tetor të vitit 2012

“Kjo mbështetje ishte fundamentale dhe i dha atij zjarr për të korrur sukses. Ai tha se do të largohej vetëm kur të bëheshin kampion.”

Duke luajtur me tani anësorin e Evertonit Bernard dhe ish sulmuesin e Manchester City Jo, Ronaldinho shënoi katër dhe asistoi në shtatë gola ndërsa Atletico arriti finale e Libertadores për here të pare në histori të klubit.

“Eshtë sikur të luash shah me dikëns i cili të vë në positë mat me tre poteza,” Jo i tha televizionit Brazilian në vitin 2016. “Në fakt, ai më tha mua, nëse nuk do të mund të më vendoste tri here në rast për shënim në ndeshje, ai do të duhej të më blinte një arkë me birra.”

Jo përfundoi si golashënuesi më i mirë në kampanjën Libertadores, por Atletico po humbiste 2-0 ndaj Olimpia të Paraguajit në pjesën e parë. Ata barazuan në tre minutat e fundit dhe shkuan në penalti. Ronaldinho, kishte planifikuar të gjuante penaltinë e fundit, por ai u kursye nga shokët pasi triumfuan 4-3 dhe i siguruan Atleticos një titull të rëndësishëm që nga viti 1971.

“Jam i kënaqur që ai nuk pati nevojë të gjuante, pasi ai më tha se do të realizonte një Panenka,” tha Cuca në dokumentarin përkujtimor Kundër Erës. “Do kisha pësuar sulm në zemër.”

Fitorja e vendosi Ronaldinhon në një klasë më vete: I vetmi lojtar në histori I cili kishte fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionve, Lojtari Botëror i Vitit, Topin e Artë dhe dhe Copa Libertadores.

Fitorja e Atletico Mineiros në vitin 2013 i siguroi klubit titullin e pare të Copa Libertadores

“Kjo nuk është diçka të cilën nuk e kemi diskutuar,” thotë Rivaldo, i cili fitoi katër nga pesë titujt gjatë karrierës 24 vjeçare. “Ai ishte aq me fat të jetë kampion i Libertadores dhe ndonëse unë nuk e fitova atë, jam i lumtur që ai e fitoi pasi që ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij.”

Një vit më vonë, në korrik të 2014, menjëherë pas fitores së ekuivalentit të Super Kupës së Amerikës jugore, Ronaldinho i kërkoi Atleticos ta lejonte të largohej. Cikli i tij ishte i mbyllur. Një aventurë tjetër e priste në Meksikë.

Por, tatëpjetëza e parashikuar ditën që ai la Milanin në të vërtetë po fillonte.

“Çdo të premte ai do ta përfundonte lojën, merrte një Aeroplan privat dhe shkonte në Cancun apo Playa del Carmen,” Patricio Rubio, i cili luajti me Ronaldinhon në Liga MX, i tha televizionit Kilian. “Ai do të kthehej vetëm të martën, kurrë nuk merrte pjesë në treningjet e së hënës. Ai ishte një yll.”

Eksperimenti meksikan i Ronaldinhos zgjati vetëm nëntë muaj, dhe për here të pare në karrierën e tij përfundoi pa një trofe.

Një magji e ngjashme jo e frytshme u ndoq edhe në Brazil me Fluminenses, ai vullnetarisht e ndërpreu kontratën në shtator të 2015, dy muaj pas fillimit të një kontrate 18 muajsh. “Nuk kishte mungesë të ofertave, por ai vendosi që të mos luante më,” tha Assis më vonë.

Ronaldinho zyrtarisht u pensionua vetëm tri vite më vonë, në moshën 37 vjeçare në janar të 2018. Ofertat vazhdojnë të vijnë akoma.

Në qershor ai ishte lidhur me Gimnasia, klubin argjentinas ku Maradona është menaxher. Edhe pse në moshën 40 vjeçare dhe nën arrest shtëpiak në Paraguaj. Legjenda e Argjentinës më herët u tha shokëve të tij “I vetmi gabim i tij është se është idol “, duke shtuar se: “Do ta ndihmoj deri në vdekje.”

Për ata të cilët e përcollën karrierën e tij si lojtar, zbritja graduale e Ronaldinhos nga piedestali në burg ka qenë e vështirë për tu parë. Ai gjithmonë ofronte kënaqësi në fushë, kështu që ta shohësh atë në këto episode është pikëlluese. Por, këto nuk janë diçka surprizë – kishte shenja se diçka e tillë mund të ndodhë. Vendim marrja e tij me laps nuk ishte kurrë aq e mprehtë sa me top.

Në vitin 2011, marrëveshja e tij me Coca-Cola u ndërpre pasi që ata e panë se ai gjatë një konference po pinte Pepsi. Pak vite më vonë, ai i referohej atyre kur regjistroi këngët si ‘Vamos Beber’ (Le të pimë) dhe ‘Saideira’ (Një për rrugë). Ai e braktisi Ligen Premier të Futsallit në Indi vetëm pas dy ndeshjeve, pasi u zgjodh ambasador për Lojërat Para olimpikë 2016.

Në vitet e fundit, ato vendime të çuditshme kanë marrë një kthesë më ogurzezë. Në vitin 2018, ai dhe Assis morën një dënim prej 2 milion paund për ndërtimin pa leje të një skeleje 70 metërshe në një zone të mbrojtur. Ata refuzuan të paguajnë, kështu që autoritetet u konfiskuan 57 prona dhe pasaportat e vëllezërve, duke ua kthyer dokumentet vetëm pas arritjes së një marrëveshje financiare. Vitin më pas një ish e fejuar ngriti padi për ta ndarë pasurinë.

Një muaj para arrestimit në mars, ai ishte akuzuar në një padi civile 50 milion paund në lidhje me 18k Ronaldinho, një skemë financiare piramidale e cila kishte të bënte me kriptovaluta. Avokatët e ish lojtarit mohuan përfshirjen e tij.

I pa shqetësuar, shumë shpejt pas kësaj, ai shkroi në tweeter në mbështetje të LBLV, një firmë investuese të cilës licenca operuese i ishte suspenduar një vit më parë.

Ronaldinho duke ardhur në Pallatin e drejtësisë Asuncion për të dëshmuar në mars të këtij viti

Dhe pastaj erdhën lajme nga Paraguaji për arrestimin e tij dhe Assis për posedim të pasaportave false. I burgosur për 32 ditë në një burg të sigurisë së lartë në periferi të kryeqytetit Asuncion, dyshja pagoi 1.6 milion dollar dorëzani dhe u transferuan në hotelin luksoz Palmaroga. Ata mbesin aty derisa të vazhdojnë hetimet për një involvim në një rrjet të pastrimit të parave.

“Ne ishim tërësisht të befasuar që dokumentet ishin jo legal,” i tha Rnaldinho gazetës paraguaiane ABC. “Tërë jetën jam munduar të jem sa më profesional që të jetë e mundur dhe tu dhuroj kënaqësi njerëzve me futbollin tim. Shpresojmë të dalim nga kjo situate sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Jeta e Ronaldinhos në burg u shoqërua me  ndarjen e  dhomës me një ish president të korruptuar paraguaian të Federatës së Futbollit, realizimin e selfies me rojet e sigurisë dhe realizimin e video mesazheve me një ish polic të burgosur për mbrojtjen e trafikuesve të drogës. Shtypi lokal gjithashtu raportoi për një ndeshje futbolli në oborrin e burgut i cili përfundoi 11-2, me brazilianin i cili shënoi pesë gola, duke ofruar gjashtë asiste dhe duke fituar një derrkuc 16 kg.

Që nga koha kur u zëvendësua qelia e burgut për një suite presidenciale me xhakuzi dhe wi-fi, jeta ka qenë më e izoluar.

Vëllezërit janë të vetmit mysafir, për shkak të pandemisë dhe kërkesa e vetme e Ronaldinhos ishte një hapësirë për të luajtur futboll. “Ne rregulluam një dhomë, rreth 30 metra me 15, për të për të praktikuar aftësitë e tij zhongluese,” i tha menaxheri Emilio Yegros Agjencisë France-Press. “Ai gjithmonë buzëqesh, si vëllai i tij.”

Ndonëse ka Akoma atë buzëqeshjen karakteristike duke ekspozuar dhëmbët, situata e tij nuk krijon shumë hapësirë për të qeshur. Ronaldinho kaloi një karrierë duke kërkuar zbrazëtira në mbrojtjet kundërshtare, tani atij i nevojitet një mbrojtje e papërshkueshme për ti shmangur pesë vite prapa grilave.

Prokurorët kanë kohë deri me 6 shtator për ti përmbyllur hetimet.