Mbrëmë skuadra e Interit humbi finalen e madhe të Evropa Ligës kundër Sevillës, pasi u mposhtë nga kjo e fundit me rezultatin final në 2:3.

Lukaku ishte njeriu më i pa fat në këtë ndeshje, edhe pse e shënoi golin e parë për skuadrën e tij, shkruan “VAR Kosova”.

Sulmuesi belg, i ndihmoi pa dashje Carlosit që topin ta dërgoi për në portë, dhe kjo si duket e nervozoi atë jashtë mase, ku pas ndeshjes ai nuk doli për të pranuar medaljen e argjentë.

Kështu “BEIN SPORTS”, ka publikuar një video në “Twitter”, ku shihen Conte me lojtarët e tij duke pranuar medaljet, por aty mungonte një njeri, dhe ai ishte pikërisht sulmuesi, Lukaku.

Kujtojmë se Sevilla ka renditur trofeun e gjashtë të Evropa Ligës në dollapin e saj.