Me ardhjen e trajnerit të ri, Koeman në Barcelonë, shumë gjëra po duket se do të ndryshojnë.

Tekniku holandez ka trazuar lojtarët e tij pas deklaratave se do të ketë largime nga klubi, ku ne mesin e tyre është edhe sulmuesi, Luis Suarez, shkruan “VAR Kosova”

Por, uraguaiani ka zbuluar gjithçka sa i përket të ardhmes së tij në një intervistë për “Via el Pais”, ku tha se ende askush nuk ka folur me të për çështjen e largimit.

“Askush nuk më ka thënë që unë nuk jam më në planet e klubit – Nëse kjo është dëshira e klubit, do të ishte mirë që trajneri të fliste drejtpërdrejt me mua. Më mirë është kështu, nëse vërtetë unë jam problem atëherë do të largohem”, tha Suarez.