Juventusi nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.

‘Zonja e Vjetër’ ka fituar kundër skuadrës franceze Lyon, por kjo nuk ka mjaftuar që të kualifikohet tutje.

Kjo pasi që Lyon kishte fituar në ndeshjen e para me rezultat minimal 1-0.

Cristiano Ronaldo shënoi sonte dy herë për fitoren e Juventusit, por kjo nuk ka mjaftuar që kampionët e Italisë të vazhdojnë këtë garë të rëndësishme.

Kjo është hera e parë në dhjetë vjetët e fundit që Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në çerekfinale të Champions League./VAR Kosova/