Real Madrid nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.

Pep Guardiola me skuadrën e tij Manchester City, e ka mposhtur francezin Zinedine Zidane në të dy përballjet.

Për trajnerin e Real Madridit, kjo është hera e parë që si trajner eliminohet nga Champions League.

Në vitin 2015/16  ai kishte fituar këtë trofe. Po ashtu edhe në sezonin pasues 2016/17. Dhe nuk u ndal me kaq.

Zidane dhe Real Madrid kishin fituar Champions League edhe në sezonin 2017/18. Tre vjet me radhë./VAR Kosova/