Më 7 shtator bëhen një vit kur Artan Venhari kishte vdekur pasi ishte rrëzuar me paragllajd.

Miq e familjarë të Venharit do ta kujtojnë në 1 vjetorin e vdekjes me përmes një vrapimi në Gërmi.

“Në këtë përvjetor të zymtë pa ty dua të vrapoj me dhe për ty si dhe me këdo që ka mundësi të bashkëngjitet. Do të thoshte shumë për mua nëse mund të merrnit pjesë në këtë vrap të shkurtë në kujtim të Artanit tim, mikut tuaj që veç lumturi e hare ka sjellë në jetën e çdo kujt që e ka taku. Shihemi në Gërmi, në vendin që e ka pasë shumë për zemër”, thuhet në një njoftim të publikuar në Facebook.

Venhari kishte qenë instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës. Ai kishte vdekur derisa ishte lëshuar me paragllajd në Cvilen të Komunës së Prizrenit.