Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Srankovic doli sot në një konferencë për shtyp, para ndeshjes së madhe në Ligën e Kampionëve me klubin e Tiranës.
Dueli do të zhvillohet në “Air Albania” ditën e nesërme duke filluar nga ora
20:00, shkruan “VAR Kosova”.
Ai u shpreh se ka përgatitur skuadrën për të interpretuar mirë ndeshjen dhe për të marrë kualifikimin.
Ndërkaq, thotë se kanë udhëtuar për ndeshjen, dhe se aty do të fukosohen dhe jo te politika.
“Ne kemi një ekip që adaptohet shpejt dhe duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Fakti që është vetëm një ndeshje ka ndikim, por ne e kemi studiuar kundërshtarin dhe jemi përgatitur emocionalisht për të marrë maksimumin”, tha tekniku i klubit serb.




























