Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, i cili aktualisht është pa skuadër pas një sezoni te klubi turk Trabzonspor, ka shprehur haptas dëshirën e madhe për t’u rikthyer në Anfiled.

Megjithatë, Sturridge është i vetëdijshëm se aktualisht nuk ka vend në skuadrën e Liverpoolit dhe kthimin te gjiganti anglez e planifikon vetëm pas pensionimit.

Madje sulmuesi, që për pak ditë mbush 31 vjet, së fundmi deklaroi se është i gatshëm të shesë “hot-dog” para Anfield, vetëm për t’u bërë pjesë e Liverpoolit sërish.

Tërë kjo, sipas tij, në shenjë falënderimi për trajtimin që klubi i ka bërë atij për shtatë vjet, gjatë së cilave ai u përball me shumë lëndime.

“I kam treguar Mige Gordon (drejtor i Liverpool) që kur të përfundoj punë si lojtar, dua të përfshihem në klub përsëri. Nuk e di nëse do jem pjesë e stafit të trajnerëve dhe ende nuk kam vendosur nëse dua të licencohem për këtë punë. Nuk e përjashtoj këtë. Por, Liverpool e dinë që unë do të shesë ‘hot-dog’ jashtë (Anfield) nëse ata më kërkojnë. Ky klub më ka shpëtuar dhe unë do të jem gjithmonë borxhli ndaj tyre”, tha ai.

Sturridge, i cili në 160 paraqitje realizoi 68 gola dhe 26 asistime për ‘The Reds’, është ende i dashuruar në klubin dhe qytetin e Liverpool.

“Liverpool, ky është klubi im. E kam mbajtur shtëpinë time atje dhe do të kthehem pasi të pensionohem. Njerëzit e Merseyside më kanë trajtuar në mënyrë brilante që nga dita e parë kur kam shkuar atje. Kur ata bien në dashuri me ty, ata nuk frikësohen që ta dëshmojnë atë dashuri”, shtoi anglezi.

Sezonin që shkoi, në 16 ndeshje për Trabzonspor, Daniel Sturridge realizoi 7 gola dhe 4 asistime.

Para dy javësh, ai shprehi haptas dëshirën për t’u kthyer në Premier League, ndërsa Aston Villa dhe Tottenham janë në mesin e klubeve të lidhura për transferimin e tij./VAR Kosova/