Josep Maria Minguella, i cili ishte një nga akterët kryesor që Lionel Messi u bashkua me Barcelonën si i ri, ka dyshime serioze për pikëpamjen e lojtarit në mosmarrëveshjen e kontratës së tij me klubin katalunas.

Argjentinasi beson se ai duhet të lejohet të largohet nga Barcelona falas këtë verë, por klubi po këmbëngul që klauzola që i lejon të bëjë atë tashmë ka skaduar.

Marrëveshja mund të përfundojë në gjykatë, por Minguella nuk beson se avokatët e Messi e kanë situatën mjaftë të qartë.

“Dikush u sugjeroi atyre që vonesa në sezonin që sapo lamë pasë, do të nënkuptonte që data [e klauzolës që skadonte] do të ndryshonte. Unë e kuptoj që kontrata mbetet plotësisht në fuqi, sepse nuk ka pasur ndonjë ndryshim në data”.

“Tani për tani, ekipi i avokatëve të Messit nuk e sheh qartë situatën”, është shprehur Minguella.

Ai ka dhënë disa paralajmërime për Messin duke thënë se mund të ndodhë që të përballet me ligjin në të ardhmen.

“Ekziston kërcënimi ligjor se një ditë ata, duhet të paguajnë [çdo gjë] nga një Euro në 700 milionë. Nëse ekziston një konflikt, FIFA ka mundësinë të lejojë lojtarin të luajë për klubin e tij të ri, por Barcelona mund të raportojë lojtarin për dyshimin e kontratës”, ka thënë ai.

Messi e ka njoftuar klubin e Barcelonës se nuk do të jetë pjesë e saj në sezonin e ardhshëm.

Manchester City, PSG e Interi janë vënë pas 6 herë futbollistit më të mirë në botë./VAR Kosova/