Kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri në fillimin e ndeshjes së madhe mes KF Tirana dhe Crvena Zvezdas në stadiumin Air Albania në Tiranë në kuadër të rundit të dytë të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje për shkak të historisë së kaluar mes dy popujve ka marrë vëmendje të madhe.

Grupi i tifozëve të Tiranës “Fanatics” tash e disa ditë kanë përgatitur koreografi e banera të ndryshëm për këtë ndeshje. Koreografitë e banerat e grupit të tifozëve ultras “Fanatics” janë kryesisht me motive politike e patriotike. “Vij me mbrojt vatan..Edhe aty ku vdekje është më e sigurt!”, është një nga transparentët që është shpalosur gjatë ditës së sotme. Gjatë natës së mbrëmshme, tifozët e Tiranës kanë hedhur fishekzjarrë para hotelit ku po qëndron stafi i Crvena Zvezdas, duke ia prishur gjumin. Fatkeqësisht, për shkak të situatës me pandeminë, tifozët nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në stadium.

Ndeshja fillon në orën 20:00.