Gjilani do të takohet sonte me skuadrën Tre Penne në kuadër të kualifikimeve për fazën preliminare në Evropa Ligë.

“Skifterat” sonte me fillim nga ora 21:00, do të luajë ndeshje e kualifikmeve për Evropë, ku edhe tashmë nodhën në San Marino, shkruan “VAR Kosova”

Kështu, klubi Tre Penne do të paraqitet ndaj Gjilanit me mungesa të shumta, pa Franceco Perrotta dhe Matteo Semprinin që të dy të dëmtuar, njofton trajneri i skuadrës, Stefano Ceci.

Ndërkaq, te skuadra kosovare mungojnë, vetëm Keita Aziz dhe Sebino Plaku, të cilët njëherit nuk kanë udhëtuar fare drejt San Marinos.