Trajnerët gjermanë janë treguar shumë të suksesshëm vitet e fundit.

Marrë parasysh që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pasi fitoi Ligën e Kampionëve këtë vit u kurorëzua edhe me Premier League.

Këtë sezon të Ligës së Kampionëve janë tre trajnerë gjermanë që do të luajnë në gjysmëfinale.

Ndeshja ndërmjet skuadrës gjermane Leipzig dhe kampionit të Francës, Paris Saint-Germain, sjell përballjen e dy trajnerëve gjerman.

Trajneri më i ri në këtë garë Julian Nagelsmann, do të ketë për kundërshtar ish-trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Mbrëmë Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinale pasi mposhti Barcelonën me rezultat të thellë 8-2.

Hansi Flick duhet të presë ndeshjen Manchester City-Lyon për të parë nëse do të ndeshet me Pep Guardiolan ose Rudi Garcia./VAR Kosova/