Pasi që pandemia Covid-19 i ka bërë shumë stadiume amerikane të papërdorshme, dhe në mesin e shqetësimeve për sigurinë e votimit, katër ligat më të mëdha amerikane janë duke u bërë bashkë për të krijuar “Super Qendrat e Zgjedhjeve”.

Në Los Angeles, ylli i Lakers LeBron James po bashkëpunon me homologët e tij të bejsbol për të kthyer Dodger Stadium në një qendër votimi për zgjedhjet e përgjithshme. Ky zhvillim është pjesë e iniciativës “Më shumë se një votë” të Jame-s dhe kjo do të bëjë që për herë të parë në histori një ekip i ligës së bejsbollit të shndërroi stadiumin në qendër votimi.

“Unë mund të jem akoma i ri në L.A., por nuk më është dashtur shumë kohë për të mësuar se sa speciale janë marrëdhëniet ndërmjet Dodgers dhe Lakers”, tha  James në një komunikatë për media duke paralajmëruar bashkëpunimin. “Ne jemi të gjithë së bashku në këtë”.

Në fund të qershorit, Atalanta Hawks (NBA) ofroi sallën e tyre për votime për zonën e Fulton në Georgia.

Madhësia e mjaftueshme të qendrave sportive ka ndihmuar që ato të kthehen në qendra potenciale të votimit. Ato do të mundësonin radhë më të shkurtra, do të zvogëlonin kohën e pritjes dhe krijonin hapësirë të sigurtë. Projekti i Super Qendrave të Zgjedhjeve është një inciativë apartiake dhe ka bërë bashkë ekspertë të fushave të ndyrshme.