Sevilla fitoijë për herë të gjashtë titullin e Europa Leagues sonte pasi që mundi Interin me rezultat 3 me 2.
Kjo është finalja e gjashtë, prej të cilave Sevilla i ka fituar të gjitha. Ky po ashtu ishte titulli i parë i trajnerit spanjoll, Julen Lopategui.
Në botërorin e 2018, Lopategui u shkarkua nga kombëtarja spanjolle pasi që ndonëse ishte nën kontratë me federatën spanjolle, ai ishte marrë vesh që nga sezoni i 2018/2019 të udhëhiqte Real Madrdin.

Ndërsa, periudha në Madrid po ashtu nuk i zgjati shumë. Pas vetëm 4 muajve ai ishte shkarkuar pas rezultateve jo të mira.
Sot me Sevillan ai fitoi trofeun e parë personal./VAR Kosova/




























