Tashmë si duket Muriqi ka arritur në Itali, ku pritet të firmos kontratë me klubin e Lazios.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur turk, Volkan Demir, ku tha se kosovari brenda pak orëve do të firmos me klubin italian, shkruan “VAR Kosova”.

Për sulmuesin tonë kishte interesim edhe nga klubet e Premierligës si Tottenhami, por që Lazio po duken më të vendosur për të.

Në Serie A, Roma dhe Milan po ashtu ishin të interesuar për transferimin e tij.