Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Tiranës dhe klubit serb, Crvena Zvezda, duel ky në kuadër të xhiros së dytë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

Ndaj një Zvezde që nuk dinë humbje, dhe një klubi që në Ligën serbe ishte fantastik, Tirana jonë do të mundohet që me gjitha forcat ta fitojë këtë takim, shkruan “VAR Kosova”.

Fati se kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, pasi që për të dyja skuadrat do të ishte e vëshirë, kjo për shkak të kaluarës mes Shqipërisë e Serbisë.

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi ngjitet një shkallë më lartë, pra kalon në fazën e tretë të CHL.