Mbrojtësi i Manchester City Oleksandr Zinchenko ka kërkuar që të qartësoj komentet e gruas të tij e cila kishte bërë Guardiolan fajtor për humbjen e ekipit nga Lyoni.

“… Edhe pse ajo është gazetare, ajo po ashtu është tifoze. Gjatë sezonit ajo ka udhëtuar me ne në të gjitha ndeshjet si vendas dhe mysafirë sepse ajo është një tifoze e flaktë e Cityt! Në video ju mund të shihni emocionet e saj menjëherë pas ndeshjes dhe ajo dha një opinion sikurse bëjnë të gjithë tifozët tjerët sepse ajo dëshiron që ne të bëjmë më mir”,  kishte shkrua Zinchenko në Instagram, përcjellë VAR Kosova.

“Tani jam duke shkruar nga darsma ime dhe në vend që të kënaqesha këtij momenti të paharrueshëm, me duhet të merrëm me këtë sepse nuk mund t’i iku kësaj. Shpresoj që me kuptoni”, përfundoi Zinchenko.