Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media ka njoftuar se ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për sulmuesin Edi Sylisufaj.

Nëse gjithçka kryhet me kohë, atë do ta shohim më 4 shtator ndaj Anglisë U-21, në Prishtinë.

Ai është futbollisti i parë nga Shqipëria që do ta veshë fanellën e Kosovës.

Prindërit e tij janë nga Tropoja, derisa ai ka lindur në Suedi.

20-vjeçari, është pjesë e klubit suedez Falkenbergs dhe luan si sulmues.