Futbollisti kosovar, Dionis Avdiaj, ka shprehur dëshirën e tij që të vazhdojë të luajë në Gjermani.

Ai ka thënë për Time24Story, se ka skuadra gjermane që janë të interesuara për të.

Avdiaj ka treguar se interesim për të ka pasur edhe nga skuadrat arabe.

“Unë e di që ka oferta nga Arabia. Por nuk mendoj se është rruga e duhur për mua. Unë e di që Türkgücü Mynih (skuadër e ligës së tretë në Gjermani) është e interesuar. Do të doja të qëndroja në Gjermani, por do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë Avdiaj.