Vazhdojnë polemikat dhe debatet në lidhje me ndeshjen e “nxehtë” Paris Saint-Germain – Marsielle.

Ndeshja në fjalë u mbyll me pesë kartonë të kuq, si dhe me shumë kartonë të verdhë.

Në përfundim të ndeshjes, pati një përplasje masive mes futbollistëve, ku protagonistë ishin Neymar dhe Gonzalo Alvarez.

Pas ndeshjes, Neymar akuzoi Gonzalezin për racizëm, derisa ky i fundit i mohoi këto akuza.

Tani, në një video në rrjetet sociale, shihet Angdel di Maria duke pështyrë Alvarezin.

Për këtë, sulmuesi argjentinas mund të dënohet me gjashtë ndeshje mos-lojë.