Kur nuk ke çfarë humb dhe e ke humbjen e sigurt, e zbulon formacionin në konferencë për media.
Trajnerin e Romës, Paulo Fonseca ka befasuar të gjithë kur ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin dhe aty e ka zbuluar formacionin e ndeshjes.
Gazetarët e pranishëm vazhdimisht bënin pyetje për lojtarët që do të luajnë, teksa Fonseca i ka befasuar të gjithë.
“Nëse diçka e paparashikuar nuk ndodh deri nesër atëherë lojtarët që do të luajnë do të jenë: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Santon, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan dhe Dzeko”, deklaroi tekniku portugez.
Mbetet të shihet sonte nëse Fonseca do të ndryshojë ndonjë gjë nga ajo që e ka thënë një ditë më parë.



























