Mattia Binotto thotë se Ferrari janë të “zhgënjyer dhe të mllefosur” pas performancës së tyre të mjerë gjatë fundjavës në Grand Prix në Belgjikë – ndonëse ai nuk ishte në gjendje që të sqaron plotësisht pse dy makinat e kuqe ishin aq të ngadalta.
Pas një shfaqje alarmante në prova – me Sebastian Vettel aktualisht më i ngadalshmi nga garuesit në FP3 të shtunën – të dy Ferrarit u futën në Q2 në kualifikime, por nuk mundën të bëjnë më tepër, me Vettel në vendin e 14 dhe Charles Leclerc një vend më lartë.
Gara nuk ishte më e mire për ta, pasi që ata përfunduan në vendin e 13 dhe 14 përsëri, ndonëse Vettel këtë here ishte para Leclerc.
Një garë e keqe në Spa dukej edhe më keq kur Kimi Raikkonen, i cili ngiste një Alfa Romeo me një motor të konsumatorit të Ferrarit, ishte në gjendje që ta parakalonte dy here Vettel, pasi që Scuderia përfundoi fundjavën me zero pike – një rënie e habitshme në performance pasi që Leclerc e kishte fituar këtë garë vitin e kaluar.
Çfarë pas rënies së Ferrarit në Belgian GP?
“Në një pistë e cila kërkon fuqi dhe efikasitet aerodinamik, ne ka munguan tërësisht të dyja,” tha shefi i ekipit Binotto pas garës.
“Ne jemi të zhgënjyer dhe të mllefosur siç janë edhe tifozët tanë dhe me arsye. Është një moment i vështirë në një sezon të cilin e dëshironim që në fillim se do të ishte i vështirë, por nganjëherë si kjo tani na nevojitet të qëndrojmë të vendosur dhe të shikojmë përpara me qëllim që ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Është e vetmja mënyrë që të dalim nga kjo situatë.”
Por, dalja nga kjo situate nuk do të jetë e lehtë – veçanërisht kur Binotto e pranoi se ekipi Akoma po përpiqet ta kupton saktësisht se pse ata kishin aq pak hapësirë në Belgjikë.
I pyetur se pse ishin më të ngadalshëm edhe se Alfas, dhe nëse mungesa e fuqisë ishte përgjegjëse për një pozicionim të tillë në ranglistë, Binotto tha: “nuk është e mjaftueshme ta sqarojmë performancën tone të kësaj fundjave pasi që nuk mendoj që se gara me ekipet e konsumatorëve tanë nuk është atje ku dëshirojmë të jemi.
“Kjo është diçka më shumë të cilën po e shikojmë dhe që për momentin nuk po e kuptojmë.”
Duke vazhduar mbi atë se pse ekipi ka rrëshqitur kaq poshtë në renditje në 2020, Binotto tha se ai e ka marrë përgjegjësinë – por gjithashtu paralajmëroi se do të jetë një rrugë e gjatë për tu kthyer tek gara e ngushtë për ekipin më të vjetër të F1.
“I tërë ekipi është përgjegjës, unë së pari si përgjegjës i ekipit,” tha ai. “A jam unë ekipi i duhur për ta udhëhequr ekipin? Jo nëse përgjigjem vet. Sa do të zgjasë? Unë mendoj se nëse kthehemi mbrapa në të gjitha ciklet si fitues, ka bukur shumë vite. Nuk ka zgjidhje magjike në F1, kërkohet durim dhe stabilitet.”
Fundjavën tjetër është Grand Prix e Ferrarit në Monza – një tjetër garë të cilën e fituan vitin e kaluar me Leclerc – por duke pasur parasysh natyrën e etur për fuqi të pistës, ka gjasë të jetë një tjetër ngjarje e dhimbshme për ekipin.



























