Georginio Wijnaldum është gati të largohet nga Liverpooli pasi ka rënë dakord për kushtet e Barcelonës, sipas raporteve në Spanjë.
Mesfushori holandez po kërkohet nga Barcelona me ardhjen e trajnerit të ri atje, Roland Koeman, shkruan VAR Kosova.
Edhe pse ishte njeriu kryesor i Jurgen Kloop, Wijnaldum është gati ta pranojë ofertën e gjigantit spanjoll.
Sipas raportimeve nga mediat atje, mesfushori holandez do të firmos me Barçën për shumën 18 milionë euro.


























