Babai dhe përfaqësuesi i Lionelit Messit, Jorge para pak minutash zbarkoi në aeroportin e Barcelonës për takimin me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Jorge mbërriti në Spanjë në orët e mëngjesit, pasi u nis dje nga Rosario për takimin shumë të rëndësishëm që do ta ketë sot.

E besueshmja katalanase RAC1 raporton se takimi me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të ndodhë gjatë kësaj pasdite.

Në takim pritet që përfundimisht të zgjidhet e ardhmja e lojtarit më të përfolur, Lionel Messi, i cili javën e kaluar dërgoi kërkesën për t’u larguar nga Barca.

Tashmë janë orët vendimtare për 33-vjeçarin, i cili e sheh veten shumë larg ‘Camp Nou’ këto momente.