Sulmuesi kroat, Andrej Kramaric, ka shënuar dy gola në fitoren 4-1 kundër kampionëve të Gjermanisë dhe Europës, Bayern Munich.

Ishte mbrojtësi boshnjak Ermin Bicakcic, ai që shënoi i pari për Hoffenheim në minutën e 16-të.

Për dyfishimin e epërsisë u kujdes Munas Dabbur, i cili shënoi në minutën e 24-të.

Golin e parë dhe të vetëm për Bayernin në këtë ndeshje e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 36-të.

Dy golat e pjesës së dytë u shënuan nga sulmuesi kroat Andrej Kramaric në minutën e 77-të dhe minutën 92-të.

Kjo është humbja e parë e Bayernit që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.