Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Barcelonës dhe skuadrës spanjolle Girona.
Barcelona është në epërsi me dy gola.
Golin e parë e shënoi i rikhtyeri në skuadër pas huazimit te Bayern Munich, Philippe Coutinho. Braziliani shënoi në minutën e21-të.
Nuk mund të mungonte goli i atij që ishte lajm cdo ditë në muajt e fundit në të gjitha mediat botërore.
Në minutën e 45-të, kapiteni Lionel Messi shënoi për rezultatin 2-0.
Argjentinasi, i cili ishte në prag të largimit nga skuadra e tij e zemrës, shënoi një gol shumë të bukur. Këtë herë me këmbën e djathtë./VAR Kosova/



























