Sulmuesi 24-vjeçar, Zymer Bytyqi ka realizuar dy gola në fitoren e Viking në Norvegji.
Bytyqi realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë. Ai shënoi në minutën e 5-të ndeshjes dhe në minutën e 73-të.
Gol për skuadrën vendase shënoi edhe Veton Berisha nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje që Viking e fitoi 5-2 ndaj Aalesund, pjesë e formacioniet ishte edhe Ylldren Ibrahimaj.