Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.
Mane me dy gola i dha fitoren skuadrës së Klopp, në një ndeshje me plotë befasi, shkruan VAR Kosova.
Në këtë takim ishin dy moment të sikletshme për Chelsean, pasi në minutat e fundit të pjesë së parë mbrojtësi, Christensen u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Manen.

Ndërkaq, rasti i dytë ishte huqja e penalltisë nga Jorginho në minuten e 75’të, pasi Alisson u tregua i vëmendshëm dhe e priti atë.

Mos të harrojmë se në këtë ndeshje debutoi edhe transferi më i ri i Liverpoolit, mesfushori, Thiago Alcantara.




























