Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka shënuar golin e parë për Romën, shkruan VAR Kosova.
Kumbulla ka shënuar golin e dytë të Romës për t’ia dhuruar epërsinë ndaj Young Boys 1:2, në kuadër të Ligës së Evropës.
Mbrojtësi shqiptar shënoi golin në minutën e 74-të të ndeshjes.
Ky është goli i parë i Kumbullës me fanellën e ish kampionit italian.
Kumbulla këtë ndeshje e nisi nga minuta e parë.
Roma dhe Young Boys garojnë në grupin A. /VAR Kosova/