Ndeshje me intensitet të lartë është zhvilluar në pjesën e parë të El Clasicos, që po luhet pa tifozë në Camp Nou.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1-1. Golat u shënuan nga Valverde (5) dhe Ansu Fati (8).

Mirëpo, ky rezultat mund të ndryshonte nëse Lionel Messi do të shënonte nga afërsia.

Kapiteni Messi mashtori kapitenin e Realit, Sergio Ramos, por nuk arriti të shënonte.

Një minutë pas kapiteni i Barcelonës shpërdoroi një rast të 100 për qind, Karim Benzema,  doli përballë portierit Neto.

Asistin fantastik të gjermanit Toni Kroos, nuk arriti ta konkretizonte sulmuesi francez.

Mbetet të shihet nëse do të zhvillohet lojë e bukur edhe në pjesën e dytë./VAR Kosova/