Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman dhe Antoine Griezmann, kanë shkëmbyer kritika ndaj njëri tjetrit përmes mediave.

‘Përleshja’ ndodhi pas barazimit 1-1 me Sevillan, pak para ndeshjeve me kombëtaret.

Holanezi Koeman ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë problem me yllin francez.

“Nuk duhet të flasësh shumë për futbollistët ose të bësh krahasim me lojtarë të tjerë”, ka thënë Koeman.

“Nuk kam probleme me Anoine (Griezmann). Unë tentoj të nxjerr më të mirën nga secili”, ka thënë trajneri holandez.