Fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës, Llapit ia ka uruar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai përmes një postimi me dy fotografi, ia ka uruar trajnerit të Llapit, Tahir Batatina fitoren e parë.

“Një lojë fantastike nga të dyja skuadrat Llapi dhe Arbëria. Mikut tim Tahirit i dëshiroj suksese shumë  dhe ja uroj fitoren e pare. Llapi ishte sot i frikshëm”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Në njërën fotografi shihet Munishi i fotografuar afër ekranit të televizorit, derisa Batatina ishte duke dhënë deklaratë pas ndeshjes.

Foto tjetër është një foto e Munishit me logon e Ferrarit.

Më herët gjatë një intervistë, Ismet Munishi kishte thënë se skuadra e tij Ballkani, është Ferrari për klubet tjera kosovare.

Së fundi, trajneri i Llapit, Batatina, i është kundërpërgjigjur Munishit duke postuar një fotografi me Mercedes./VAR Kosova/