Kosovari Labinot Kabashi është bërë me skuadër të re. Kabashi tash e tutje do të jetë futbollist i Villarealit.

Futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me Villarealin, pasi njoftoi largimin nga klubi i Barcelonës B.

Mediat spanjolle tashmë kanë shkruar se Kabashi ka përfunduar edhe testet mjekësore te klubi i ri.