Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, mund të rikthehet në Serie A. Ish-sulmuesi i Juventusit shumë lehtë mund të bëhet futbollist i skuadrës italiane, Bologna.

Klubi italian po synon transferimin e kroatit pas lëndimit të sulmuesit të tyre Federico Santander, raporton Sky Sport Italia.

Bolonga ka nevojë për një sulmues cilësor pasi Santander parashikohet të mungojë disa muaj.

Kroati Mandzukic është i papunë që prej largimit të tij nga Al-Duhail në korrik të këtij viti.