Sulmuesi i Kosoëvs Vedat Muriqi, gjatë verës u transferuar nga skuadra turke Fenerbahçe në Itali te Lazio. Ai u transferua për 17.5 milionë euro, plus bonuset.

Transferimi i Muriqit në Lazio bëri bujë të madhe në Itali, derisa për këtë lëvizje u diskutua për ditë të tëra.

Sulmuesi prizrenas ia siguroi Fenerbahçes 17.5 milionë euro pas largimit nga Stambolli.

Tashmë, mediumi turk “Miliyet” ka zbuluar detaje tjera për transferimin e Muriqit. Sipas këtij mediumi, Muriqi e ka një pagë prej 2.2 milionë euro në vit te skuadra romake.

Kjo e bën Muriqin ndër futbollistët më të paguar nga Itali, si i ardhur nga futbolli elitar turk.