Barcelona kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve sa kishte trajner Pep Guardiola.
Por sipas ish-shefit të Bayern Munich, Felix Magath, këta tituj i ka fituar Lionel Messi e jo Guardiola.
“Messi i fitoi titujt, jo Guardiola. Pa Messin, nuk do të kishte sukses Guardiola te Barcelona. Përndryshe, ai do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin ose Mancheser Cityn”, tha Magath për Bild.
“Tiki-taka funksionon vetëm nëse keni lojtarë që kanë nivel teknik më të lartë se kundërshatarët. Për tifozët, mbajtja e topit, siç e quaj unë, është thjesht e mërzitshme dhe një ekip i madh nuk ka nevojë për të”, tha ai.



























