Mbrojtësi anglez, Chris Smalling, më në fund është bërë lojtar i Romës.
Ish-mbrojtësi i Manchester United, ishte i huazuar te Roma dhe bëri paraqitje të shkëlqyeshme në Serie A.
Përshtatja me lojën e klubit nga kryeqyteti italian, bëri që drejtuesit e Romës të insistojnë në blerjen e tij.
Dukej se çdo gjë do të ishte e lehtë, pasi lojtari kishte shprehur dëshirën të qëndronte në Olimpico, por përpjekjet për transferimin e tij zgjatën tre muaj.
Sky raporton se ai u transferua për 15 milionë euro, plus bonuset.
Smalling u transferua në momentin e fundit dhe përsëri do ta veshë fanellën me numrin 6.