Meritan Shabani ka zbuluar se atij i ishte dhënë mundësia ta zëvendësonte Frenkie De Jong në mesfushën e Ajaxit para se t’i bashkohej Wolverhampton Wanderersit.

Ajax e shiti De Jongun në Barcelonë vitin e kaluar dhe Shabani që ishte pjesë e Bayern Munichut në atë kohë, ishte i kontaktuar nga klubi elitar holandez.

Megjithatë, Bayern Munichu e refuzoi mundësinë e transferimit të Shabanit tek Ajaxi.

“Interesimi u rrit shpejt, por gjithashtu mbaroi shpejt”, ka treguar Shabani.

“Më pëlqeu mundësia që do ta zëvendësoja De Jongun tek Ajaxi. Ata më dëshiruan mua me të vërtetë”, tregoi futbollisti nga Kosova.

“Do të ishte hap i mirë dhe unë gjithashtu doja të shkoja në Ajax. Por, Bayerni refuzoi. Nuk e di pse”, potencoi Shabani.

Shabani më pas e kompletoi transferimin te Wolvesi në një kontratë trevjeçare.

Momentalisht, 23-vjeçari po punon me grupmoshën U23 të Wolvesit.

Gjithashtu, ai ka qenë disa herë i ftuar në stërvitje edhe nga trajneri i skuadrës së parë, Nuno Espirito Santo.