Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur për punën e trajnerit Mikel Arteta.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut që mbron ngjyrat e Gjermanisë, nuk ka pasur shumë hapësirë si titullar te skuadra londineze.

Megjithatë, Mustafi nuk është kursyer kur është pyetur për punën e spanjollit.

“Prej ditës së parë, të gjithë ne kemi besuar në atë që ai provonte në fushë. Mënyra se si dëshironte se si të luajmë”, ka thënë Mustafi.

“Për secilin prej nesh ka qenë më e lehtë sepse kur e din se cfarë do të bësh në fushë është shumë më e lehtë. Kjo e ka bërë edhe më të fuqishëm klubin”, ka thënë Mustafi.

“Ai gjithmonë ka ide se si dëshiron të luajmë në ndeshjen e ardhshme dhe asnjëra ndeshje nuk është e njëjtë”, ka thënë Mustafi.

Së fundi është raportuar se qendërmbrojtësi Mustafi kishte refuzuar një kontratë të re me Arsenali në janar të këtij viti./VAR Kosova/