Që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në muajin mars, tifozët nuk po lejohen në stadiume.

Mirëpo, në shumë ndeshje kemi parë grumbullim të tifozëve afër stadiumeve.

Sot në Suharekë, në përballjen Ballkani – Prishtina, tifozët vendas vendosën që të shikojnë ndeshjen nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Tifozë kishte dhe në kulme të shtëpive.

Fati i tyre i mirë është që kanë shtëpitë afër stadiumit, nga ku mund të shihet shumë mirë ndeshja.

Derbin e javës së nëntë të Superligës së Kosovës, e fituan vendasit në një fund dramatik.

Prishtina ishte në epërsi që nga minuta 34-të, mirëpo në fund të ndeshjes Ballkani shënojë dy gola për të fituar tri pikë dhe për të përforcuar pozitën e parë në tabelë./VAR Kosova/