Skuadra gjermane Werder Bremen nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi.

Milot Rashica që ishte titullar në këtë ndeshje kundër Koln, nuk arriti të shënonte për t’i dhuruar fitoren klubit të tij.

Rashica ishte i pranishëm në fushë për 65 minuta, kur edhe u zëvendësua nga Yuya Osako.

Një minutë para se Rashica të largohej, në lojë për skuadrën mysafire u inkuadrua kosovari tjetër Elvis Rexhbeçaj.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga mysafirët. Në fakt, këtë gol e shënoi futbollisti i Bremen, Niklas Moisander, i cili shënoi gabimisht në portën e portierit vendas.

Mbrojtësi 35-vjeçar ishte i pafat, pasi shënoi autogol në minutën e 67-të të ndeshjes, për t’i dhuruar tri pikë skuadrës mysafire.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 82-të, Bremen barazojë rezultatin.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Leonardo Bittencourt./VAR Kosova/