Ende pa marrë në drejtim Barcelonën, Toni Freixa, ka synim të rrëgullojë cështjen e financave.
Freixa, që është njëri nga kandidatët për postin e presidentin të Barçës, ka thënë klubi nuk mundet ta mbaj më kapitenin Lionel Messi me pagën aktuale.
Sipas tij, Messi duhet të zvogëlojë pagën për ta vazhduar kontratën.
“Me Leon do të flasim me qetësi, ballë për ballë me lojtarin më të mirë të Barcelonës”, ka thënë Freixa për El Curubito.
“Për të, por edhe për të gjithë lojtarët me të cilët do të nënshkruajmë apo rinovojmë, ne do të bëjmë oferta që janë në përputhje me të ardhurat e tona ashtu sikurse i kemi tani”, ka thënë Freixa.
“Është evidente, dhe unë nuk mund ta mashtrojë askënd, që oferta që do t’i prezantohet atij nuk do të jetë e njëjtë më të vjetrën, për shkak se të ardhurat kanë rënë ndjeshëm dhe është e nevojshme që të gjendet një tjetër formulë”, ka thënë Freixa.



























