Ish-futbollisti i Kukësit, dhe i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, ka bërë një rrëfim special për “liga3-online.de”, duke zbuluar momentet më të bukura në karrierën e tij, teksa veçon triumfin ndaj Barcelonës së Messit, Neymarit dhe Xavit, kur ishte pjesë e Valadolidit në Spanjë.

Aktualisht 33-vjeçari nga Mitrovica është pjesë e Mepen në Ligën e Tretë gjermane, teksa në intervistën e tij flet edhe për aventurën në kampionatin shqiptar me fanellën e Kukësit.

“Kam pasur përvoja të bukura dhe të rëndësishme në karrierën time Kur u transferova te Hanoveri në vitin 2009 dhe kur isha pjesë e Valadolid në vitin 2013, unë kam plotësuar ëndrrat e fëmijërisë”, tha Rama.

“Gjithmonë kam dashur që të luaja në Bundesligë dhe La Liga. Këto kanë qenë stacione shumë të rëndësishme për mua. Madje me Valadolid kemi qenë njëherë në gjendje që të mundim Barcelonën e Messit, Neymar dhe Xavit”, shtoi ai.

Barcelona’s Argentinian forward Lionel Messi (L) vies with Valladolid’s Kosovar-Albanian midfielder Valdet Rama during the Spanish league football match Real Valladolid FC vs FC Barcelona at Jose Zorilla stadium in Valladolid on March 8, 2014. Valladolid won 1-0. AFP PHOTO/ CESAR MANSO (Photo credit should read CESAR MANSO/AFP via Getty Images)

Ai ka folur edhe për transferimin te Kukësi.

“Unë me të vërtetë dëshiroja të kthehesha në Gjermani, gjithashtu të isha më afër familjes time, e cila jeton në Nordrhein-Vestfalen. Angazhimi në Shqipëri ishte vetëm një ndalesë për të fituar minutat dhe të luaja disa ndeshje. Para se të shkoja aty, pas një aventure në Kinë, isha pa klub për disa muaj dhe ishte e vështirë të fitoja një vend në Gjermani”, tha Rama.