Denis Naki në telashe të mëdha. Ish-futbollisti i kombëtareve të moshave të Gjermanisë, është vënë nën pranga ditën e djeshme në qytetin e Açen, teksa akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale.

Kjo organizatë është përfshirë në shantazhe, trafikim droge dhe financim i PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), e cila konsiderohet organizatë terroriste.

Naki ka lindur në Gjermani dhe ka origjinë kurde. Në karrierën e tij, mesfushori 31-vjeçar ka luajtur për Bayer Leverkusenin, St. Paulin dhe Paderbornin.

Tri vjet më parë, ai u përjashtuar përjetësikisht nga futbollit turk për përhapjen e propagandës “separatiste dhe ideologjike”, teksa ishte pjesë e Gençlerbirilgit.