Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka qenë protagonist në fitoren e Atalantas në shtëpi.
Skuadra nga Bergamo ka trifumuar me rezultat bindës 3:0 përballë Fiorentinës në takimin e javës së 11-të kampionale.
Lojtari shqiptar ka asistuar në golin e dytë të “zikaltërve” të cilin e realizoi Toloi në minutën e 63-të.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Gasperini renditet në vendin e nëntë me 14 pikë në tabelë.