Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimivic, ka zhvilluar ndeshjen e parë në vitin 2021.

Në fitoren kundër Torinos, ai u inkuadrua në minutën e 85-të të ndeshjes, duke zëvendësuar portugezin Rafael Leao.

Me lëvizjet që bëri para se të hynte në lojë, 39-vjeçari duket se është në formë.

Ibra duket se është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën e tij në luftën për titull.

Ai mungoi në ndeshjen e mesjavës, që Milani e humbi në përballje me Juventusin./VAR Kosova/